Albspirit

Media/News/Publishing

Helena Halilaj: Përse rrini heshtur me pamjen e një zarfi pa adresë sipër?

 

 

Përse rrini heshtur me pamjen e një zarfi pa adresë sipër?

Më duhet ta nis reagimin tim duke kujtuar Mark Twain.

Studentë fort të dashur, ju që mbani në sy të ardhmen tuaj dhe tonën po në fakt kokën e keni të mbështetur në shpatulla që nuk mbajnë asnjë faj mbi demokracinë e pambërritur tek ju. Ju, të dashur studentë, që ushqeheni me premtime të pazota nën zë e nuk dëgjoni arsyen e dialogut, nuk e di ku do arrini?

Prandaj ju jeni një zarf i palexuar drejt, një zarf që nuk keni një adresë të saktë, jeni ju apo opozitarët që rrinë në kor pas jush. Ata që patën kohën dhe mundësinë tua linin më të mira universitetet, rregullat dhe arsimin.

Dialogu gjeneron marrëdhënie, gjeneron mundësi për ura të reja bashkëpunimi, prandaj dua të ushqej tek ju, si në auditor fushën magnetike të komunikimit.

Ju e dini se politika është arti i të drejtuarit dhe ju bëhuni politikanë të së ardhmes, drejtojeni vetë atë, mos u bëni domate të vareni në drunj që s’mbajnë as veten e tyre.

Please follow and like us: