Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda Gjoci: Skenare mjerane diversioni kundër PD!

 

 

Prej ditës së krijimit 28 vite më parë e deri më sot PD-ja ka kaluar mes kasandrash.

Diversion pas diversioni me stilin e Sigurimit të Shtetit për t’u hakmarrë ndaj burrave e grave, ndaj djemve dhe vajzave demokrate si hakmarrje për rënien nga piedestali të Enverit e Fatosave të tij të cilët sot fatkeqësisht qeverisin.

Ky ritual shtriganësh e korbash vijon dhe sot.

Mjeranë mitomanë që kanë ngrënë e abuzuar mbi gjakun e demokratëve dalin në skenë si kukullat e teatrit me suflerë pinjollët biologjikë të Bllokut duke predikuar demokracinë e kulluar!

Nuk e neveris lexuesin me emrat e tyre por një gjë e them të sigurt: “Të gjithë ata diversionistë të sponsorizuar që sot bëjnë kritizerin e Lulzim Bashës e të PD-së janë monstra mjerane prej të cilëve u rrallua besimi ynë te shqiptarët”.

Dikush që apelon të shemben shtëpitë e Unazës së Re është trafikant droge i skeduar dhe baben ë ka pasur me pseudonimin “Besa”, pagëzuar nga Sigurimi i Shtetit!

Të tjerë janë vetë pseudonimaxhinj të qelbur….

Pra Sigurimi i Shtetit është në veprim.

Dhe kjo është logjike ndonëse paradoksale e ironike. ndërkohë që Ministri i fundit i Sigurimit famëziu Gramoz Ruçi udhëheq Parlamentin e Republikës sonë Parlamentare.

Edhe dje në orët e Kuvendit të PD-së edhe sot…edhe nesër diversioni kundër saj vijon.

Që të gjithë janë të zënë në grackë dhe prej makutërisë e kanë lëne bishtin të zënë në derën e narkoqeverisë!

Shesin moral edukativ e me metafora idealiste tradhëtojnë.

Se i ligu nuk shërohet.

Ligësia është sëmundje e subkoshiencës po aq dhe mosmirnjohja.

Megjithatë këta mjeranë që nga komandantë në PD u shitën si bagëtia në pazarin e së dielës duhet ta dinë se largimi e prononcimi i tyre vetëm sa shëron dhe entuziasmon opozitën.

Ata po ikin se në fakt nuk ishin…!

 

Please follow and like us: