Albspirit

Media/News/Publishing

Dita e 13-të, sot pritet një protestë masive e studentëve

Studentët kanë paralajmëuar se do të mbajnë një protestë masive, duke vijuar bojkotin e mësimit. Ata kanë paralajmëruar se nga ora 09.00 deri në 11.00 do të mblidhen në fakultetet e tyre për të kulmuar para Kryeministrisë. Studentët kanë paralajmëruar protestë mbarëkombëtare, ndërsa në bulevard kanë njoftuar se do të jenë 40 mijë protestues. Ndërsa për gjithë ata që nuk kanë mundësi të vijnë në Tiranë, janë ftuar të protestojnë në fakultetet e tyre. Sakaq nga rrethet janë nisur studentë me autobusë, me synim plotësimin e tetë kërkesave të tyre. Ata thonë se protesta nuk është politike dhe nuk do të pranohet politikë në të, por kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjatë dy ditëve të fundit i ka bërë thirrje gjithë anëtarësisë që ti bashkohen protestës, si qytetarë.

Please follow and like us: