Albspirit

Media/News/Publishing

Ardit Kuka: 16 magjistratët e rinj fituan gjyqin, por jo ende emërimin

 

Pritej që të ishim përfituesit e parë të Reformës në Drejtësi, ndërkohë që nga korriku 2018 (5 muaj), ne magjistratët e rinj, ndër funksionarët më të rëndësishëm publikë, jemi të paemëruar dhe të papaguar. Njëkohësisht e kemi të ndaluar të punojmë në një pozicion tjetër në sektorin publik ose privat. Për fat në këtë vend ka ende gjyqtarë kurajozë, që drejtësinë nuk e shohin thjeshtë si punë, por si mision. Ne 16 magjistratët e rinj fituam procesin gjyqësor në datën 5.12 2018, duke u njohur e drejta për përfitimin e pagës nga korriku deri në emërimin nga KLGj dhe KLP. Ditën e djeshme është zbardhur vendimi.

Please follow and like us: