Albspirit

Media/News/Publishing

Haradinaj: Gjermania, partner shumë i rëndësishëm i Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim, Stephan Mayer, sekretar parlamentar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjermanisë. Gjatë takimit, u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve si dhe përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën. Kryeministri Haradinaj e njoftoi Mayer për progresin në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, proceset eurointegruese dhe fuqizimin e tërësishëm të shtetit.Haradinaj përmendi gjithashtu faktin që Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimi Europian, në procesin e liberalizimit të vizave. Ndër të tjera, Haradinaj e falënderoi Mayer për përkrahjen e madhe të Gjermanisë për shtetin e Kosovës dhe qytetarëve të saj, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për fuqizimin e partneritetit strategjik dhe të bashkëpunimit në shumë drejtime. “Gjermania është partner shumë i rëndësishëm i Kosovës duke qenë mbështetëse e zhvillimit ekonomik dhe forcimit të shtetësisë së Kosovës”, tha kryeministri Haradinaj. Po ashtu në këtë takim u bisedua edhe për çështjet e tjera të rëndësishme për Kosovën, dialogun Kosovë – Serbi, për proceset politike brenda Kosovës si dhe për perspektivën eurointegruese.

Please follow and like us: