Albspirit

Media/News/Publishing

Largimi i dy diplomatëve iranianë, reagon ish kryeministri Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar mëngjesin e sotëm, lidhur me vendimin e kryeministrit Rama për dëbimin e dy diplomatëve iranianë, që po komplotonin akte terroriste në vendin tonë.

Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se “Ky vendim vjen pas një veprimtarie të rrezikshme, komplotiste, të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik në drejtim të muxhahedinve iranian që jetojne si azilant politik në vendin tonë dhe që janë kundërshtarë të vendosur të rregjimit teokratik te ajetullahve”.

Reagimi i Berishes

Largimi i diplomateve iranian, vendim i drejte por i vonuar! Te dashur miq, nga mediat mesohet se qeveria ka vendosur te largoje ambasadorin dhe nje diplomat tjeter iranian. Ky vendim vjen pas nje veprimtarie te rrezikshme,  komplotiste, te papajtueshme me statusin e tyre diplomatik ne drejtim te muxhahedinve iranian qe jetojne si azilant politik ne vendin tone dhe qe jane kundershtar te vendosur te rregjimit teokratik te ajetullahve. Ne kete kontekst mund te thuhet se largimi i tyre eshte plotesisht i motivuar por dhe i vonuar.

Please follow and like us: