Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëfimi i Xherdan Shaqirit: Brazili, fëmijëria dhe familja

Xherdan Shaqiri mund të konsiderohet pa dyshim si një nga sulmuesit më të suksesshëm shqiptar, megjithëse luan me fanellën e Zvicrës. Gjatë merkatos së verës, ai la Stouk Sitin duke firmosur me gjigandët e Liverpulit me të cilët po kalon një moment fantastik. Në faqen zyrtare të klubit, Shaqiri ka rrëfyer jetën e tij në një mënyrë shumë të veçantë, duke qenë se në ndihmë për të kujtuar momentet, i kanë ardhur fotot. Vështirësitë e familjes, lidhja me Brazilin dhe gjithçka tjetër, mund ta lexoni në rrëfimin e Xherdan Shaqirit. “Foto me fanellën e Brazilit? Kur isha i vogël dija si të bëja foto. Rrija me një fanellë të Brazilit por mendoj se nuk ishte origjinale dhe nuk e di se nga ku më erdhi. Ishte një dhuratë për ditëlindje, pasi ishte pas Botërorit të 1998. Kisha kërkuar një fanellë të Ronaldos për ditëlindje dhe e vishja atë gjatë gjithë kohës. Krahasimi mes fëmijërisë dhe kohës së tashme? Ndoshta kur sheh fotot e para dhe sheh fotot e ditëve të sotme është e këndshme pasi është diçka e arritur me shumë punë dhe talent. Është puna e madhe ajo që më bën sot shumë krenar. Nga një fëmijë i vogël, kthehesh në një idhull. E mrekullueshme ta shohësh. Familja? Eh, gjëja më e rëndësishme për mua. Nuk kam ardhur nga një familje e pasur prandaj është e këndshme të shoh njerëzit që janë pas meje. Prindërit e mi ishin gjithmonë punëtorë të mëdhenj. Babai im ishte një punëtor rruge dhe punonte fort për familjen tonë, shihte gjithashtu edhe për familjen në Kosovë, që ishin shumë dobët, kështu që jam shumë krenar për to. Futbolli në Angli? Veçanërisht, këtu në Angli është shumë vështirë të luash në Premier Ligë, pasi është e nevojshme të bëhesh shumë i fortë. Natyrisht dua të falënderoj Zotin që më dha këto aftësi dhe këtë forcë në këmbët e mia, kështu që mund ti përdor në fushë. Duken shumë të mëdha dhe janë realisht të mëdha. Shumë njerizo mendojnë se qëndroj në palestër gjatë gjithë kohës, por nuk është ashtu. Unë jam kështu dhe asnjëherë nuk i kaloj ditët e trajnimeve për këmbët. Hobi? Më pëlqen muzika dhe kitara. Më pëlqen të mësoj dhe ndoshta është ajo që unë do të provoj në vazhdim. Më duket diçka e mirë, ndoshta vetëm me fjalët e mia por nuk mund të jem si Alison. Ai është i mirë dhe mund të më mësojë. Nëse kemi kohë, mund të më mësojë. Ndoshta në hotel, kur të jemi më shumë kohë të lirë pasi është diçka e këndshme. Firma me Liverpulin? Në një moment ne ishim duke qeshur me Jurgen (Klop). Ishim të dy të lumtur që u arrit marrëveshja dhe do të niste një kapitull i ri. Shpresoj që së bashku të kemi sa më shumë suksese. Gjëja më e rëndësishme është që të fitojmë ndeshjet dhe ëndrra ime që të fitoj disa trofe me këtë klub”, u shpreh Shaqiri./VipSport.al/

Please follow and like us: