Akademiku Ismail Kadare zgjidhet anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi
Akademiku Ismail Kadare zgjidhet anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi
Lajmi bëhet i ditur nga letra që presidenti i Akademisë, akademik Dragan K. Vukčević, i ka dërguar z. Kadare:
Është nderi dhe kënaqësia ime t’Ju informoj se në Asamblenë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, mbajtur më 18 dhjetor 2018, Ju jeni zgjedhur anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.
Jam i sigurt se me autoritetin dhe punën Tuaj profesionale, do të kontribuoni shumë në zhvillimin e mëtejshëm dhe reputacionin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.
Sinqerisht,
President
Akademik Dragan K. Vukčević
Podgoricë, 20 dhjetor 2018
Please follow and like us: