Albspirit

Media/News/Publishing

PD: Veliaj ndryshoi strukturën e qytetit që t’i përshtatet projektit të Edi Ramës

Partia Demokratike akuzon se në 3 vjet Erion Veliaj ka ndryshuar strukturën e të gjithë qytetit që t’i përshtatet projektit politik të Edi Ramës: shndërrimin e Tiranës në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista. Gjatë një deklarate për mediat, Ina Ahupa, zëdhënëse e Partisë Demokratike tha se Bashkia e Tiranës ka miratuar fazën e parë të pajisjes me leje ndërtimi për projektin 60 milionë euro, që ndryshoi Planin Urbanistik dhe projektin e Lanës.

Partia Demokratike publikoi dy ditë më parë dokumenta zyrtarë që faktojnë se me firmat e Edi Ramës dhe Erion Veliajt është ndryshuar Plani Urbanistik i Tiranës dhe është devijuar rrjedha e Lumit të Lanës për të favorizuar projektin 60 milionë euro për ndërtimin e pallateve të trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego.

Ina Zhupa, zëdhënëse e Partisë Demokratike

Partia Demokratike publikoi dy ditë më parë dokumenta zyrtarë që faktojnë se me firmat e Edi Ramës dhe Erion Veliajt është ndryshuar Plani Urbanistik i Tiranës dhe është devijuar rrjedha e Lumit të Lanës për të favorizuar projektin 60 milionë euro për ndërtimin e pallateve të trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego.

Edi Rama dhe Erion Veliaj flasin për çdo gjë, por nuk u japin përgjigje disa pyetjeve të thjeshta.

  • Pse u ndryshua Plani Urbanistik i Tiranës dhe pse u devijua Lumi I Lanës në zonën ku planifikon të ndërtojë Edmond Bego?
  • A ka aplikuar Edmond Bego për leje ndërtimi me projektin e hartuar nga kompania italiane MISALAB?
  • A do të prishen banesat e 200 familjeve për t’i hapur rrugë ndërtimit të pallateve nga Edmond Bega?
  • Paratë e kujt do të investohen në projektin që ndryshoi rrjedhën e Lanës.

Erion Veliaj, në panik për të fshehur të vërtetën me mashtrime, e rëndoi edhe më shumë pozitën e tij, duke mohuar projektin luksoz 60 milionë euro. Sot do t’ju provojmë me dokumente zyrtarë se Erion Veliaj ka mashtruar dhe se bashkia e tij e ka miratuar fazën e parë të pajisjes me leje ndërtimi për këtë projekt.

Materiali video është autentik, i marrë nga sistemi elektronik i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit. Në sistem prona që detyroi Edi Ramën dhe Erion Veliajn të ndryshojnë Planin Urbanistik të Tiranës dhe projektin për Lumin Lanë pranë zonës së Unazës së Re rezulton se ka kaluar fazën e parë të pajisjes me leje ndërtimi.

Pas miratimit të fazës së parë, pajisja me leje ndërtimi e projektit 60 milionë euro që devijoi lumen e Lanës është vetëm formalitet. Erion Veliaj nuk mund ta mbulojë këtë të vërtetë me asnjë mashtrim, propagandë apo me blerje mediash. Sistemi nxjerr zbuluar mashtrimin e Erion Veliajt se gjoja në atë truall nuk ka asnjë projekt për ndërtim pallatesh.  Kjo është arsyeja e vërtetë pse ai hesht dhe nuk u shpjegon qytetarëve të Tiranës pse ai ndryshoi Planin Urbanistik të Tiranës dhe rrjedhën e Lumit Lana.

Please follow and like us: