Shkarkohet Kiço Londo, Kumbaro firmos para largimit drejtoreshën e re
Kiço Londo shkarkohet si drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Mirela Kumbaro ka firmosur shkarkimin pak para largimit, duke e zëvendësuar London me Jonida Beqon, aktualisht drejtore e Teatrit “Metropol”. Beqo ka shprehur hapur mendimin pro shembjes së teatrit dhe ka deklaruar se Teatrin Kombetar eksperimental dhe atë Metropol do t’i bashkoje ne nje drejtori te vetme.