Albspirit

Media/News/Publishing

Hebrejtë më me influencë në histori

Populli hebre ka një histori plot ngjyra dhe të gjatë. Ata janë burimi i disa prej mendimeve më të mëdha në histori – fetare dhe shkencore. Ata kanë vuajtur shumë fatkeqësi dhe kanë qënë shkaku i disave gjithashtu. Ata kanë qenë figura qëndrore në shumë prej trazirave në Lindjen e Mesme, ku kombi i Izraelit u krijua nga Kombet e Bashkuara në shekullin e 20. Kjo është një listë e Hebrenjve më të mëdhenj – ata që kanë influencuar botën.

 

  1. Moisiu, 1393 para Krishtit-1273

 

Moisiu është një udhëheqës biblik Hebre, ligjdhënës, rekrutues, profet, dhe një udhëheqës ushtarak, i cili shkroi Torah-un ose Tevratin, siç e njohin myslimanët. Ai është profeti më i rëndësishëm në Judeizëm. Sipas librit Eksodi, Moisiu kishte lindur nga një nënë hebreje, Jochebedi, e cila e fshehu kur Faraoni urdhëroi që të gjithë djemtë e sapolindur hebrenj, të vriteshin, dhe ai përfundoi i adoptuar në familjen mbretërore egjiptiane. Pasi vrau një padron skllevërish, Moisiu u arratis dhe u bë bari, si dhe u komandua më vonë nga Zoti për t’i shpëtuar hebrenjtë nga skllavëria. Pasi dhjetë fatkeqësi u lëshuan mbi Egjiptin, ai i udhëhoqi skllevërit hebrenj jashtë Egjiptit, përmes Detit të Kuq, ku ata u endën në shkretëtirë për 40 vite, kohë gjatë së cilës, sipas Biblës, Moisiut iu dhanë dhjetë urdhëresat.

 

  1. Abrahami, 2000 Para Krishtit deri në 1825 para Krishtit

 

Tradita hebraike, kristiane dhe myslimane e konsiderojnë Abrahamin, si themeluesin e izraelitëve, ismailitëve dhe edomitëve. Ai konsiderohet gjerësisht si themeluesi i judeizmit dhe monoteizmit. Abraham do të thotë “Baba i Lartë”, që vjen nga aramaishtja. Judeizmi, krisitianizmi dhe islami përmenden ndonjëherë si “Besimet Abrahamike”, për arsye të rolit paraardhës që Abrahami luan në librat e tyre të shenjtë. Sipas Gjenezës, Abrahami u soll prej Zotit, nga Mesopotamia për në tokën e Kananit. Atje, Abrahami hyri në një beslidhje: në shkëmbim për njohjen e të vetmit Zot si autoritet e hyjni universale supreme, Abrahami do të bekohej me pasardhës të panumërt.

 

  1. Maimonides, 30 Mars 1135 – 13 Dhjetor 1204

 

Moses Maimonides, gjithashtu i njohur si Rambam, ishte një rabin, mjek dhe filizof në Spanjë, Marok dhe Egjipt, gjatë Mesjetës. Ai ishte filozofi hebre më i shquar i Mesjetës, idetë e të cilit influencuan gjithashtu botën jo hebraike. Një nga parimet qëndrore të filozofisë së Maimonides-it, është se, është e pamundur për të vërtetat e arritura nga intelekti njerëzor, të bien ndesh me ato të shfaqura nga Zoti. Megjithëse puna e tij e madhe mbi ligjin hebre dhe etikën u përballën fillimisht me kundërshtime gjatë jetës së tij, ai u bë i njohur pas vdekjes, si një nga gjykatësit më të shquar dhe filozofët më të spikatur në historinë e hebrenjve. Sot, punët dhe pikëpamjet e tij konsiderohen si një gur themeli për mendimin dhe studimet hebraike.

 

  1. Baruch de Spinoza, 24 Nëntor 1632 – 21 Shkurt 1677

 

Baruch ose Benedikt de Spinoza ishte një filozof danez me origjinë hebreje portugeze. Ndonëse shfaqi aftësi të konsiderueshme shkencore, gjerësia dhe rëndësia e punës së Spinozës nuk u kuptua plotësisht për vite të tërë, pas vdekjes së tij. Sot ai konsiderohet një nga arsyetuesit më të mëdhenj të filozofisë së shekullit të 17, si njeriu që shtroi themelet për Iluminizmin e shekullit të 18 të dhe kritikën biblike moderne. Në sajë të veprës së tij madhështore , “Etika”, në të cilën ai iu kundërvu dualizmit mendje-trup të Descartes-it, Spinoza është konsideruar si njëri nga filozofët më të rëndësishëm të Filozofisë Perëndimore.

 

  1. Sigmund Freud, 6 Maj 1856 – 23 Shtator 1939

 

Sigmund Freud, i lindur si Sigismund Shlomo Freud, ishte një psikiatër austriak, i cili themeloi shkollën psikoanalitike të psikologjisë. Freud ishte më shumë i njohur për teoritë e tij të mendjes së pandërgjegjshme dhe mekanizmin mbrojtës të ndrydhjes, si dhe për krijimin e praktikës klinike të psikoanalizës, për kurimin e psikopatisë përmes dialogut midis një pacienti dhe një psikoanalisti. Freud është gjithashtu i njohur për ripërcaktimin prej tij të dëshirës seksuale si energjia parësore motivuese e jetës së njeriut, si edhe teknikat e tij terapeutike, duke përfshirë përdorimin e shoqërizimit të lirë, teorinë e transferimit në marrëdhënien terapeutike, si dhe interpretimin e ëndrrave, si burimi i kuptimit drejt dëshirave të pandërgjegjshme.

 

  1. Gustav Mahleri, 7 Korrik 1860-18 Maj 1911

 

Gustav Mahleri ishte një kompozitor dhe dirigjent, i lindur në Bohemi (më parë pjesë e Perandorisë Austriake, aktualisht në Republikën Çeke), dhe i identifikuar gjatë gjithë jetës së tij si një Austriak gjermanisht-folës. Mahleri ishte njohur më shumë gjatë jetës së tij, si një nga dirigjentët drejtues orkestral dhe operistik të kohës. Ai është i njohur gjithashtu, si një nga kompozitorët më të rëndësishëm të romantikëve të vonë, megjithëse muzika e tij nuk u pranua kurrë nga establishmenti muzikor i Vienës, ndërsa ai ishte ende gjallë. Mahleri kompozoi në fillim simfoni dhe këngë; gjithësesi, qasja e tij ndaj zhanrit shpesh i fshiu vijat ndarëse, midis këngëve orkestrale, simfonisë dhe poemës simfonike.

 

  1. Albert Einstein, 14 Mars 1879-18 Prill 1955

 

Einsteini ishte një fizikant teorik i lindur Gjermani. Ai njihet më shumë për teorinë e tij të relativitetit dhe specifikisht barazimin masë-energji, E=mc², ekuacioni më i famshëm i shekullit të njëzetë. Ainshtaini mori çmimin Nobel në fizikë “për shërbimet e tij në Fizikën Teorike, dhe veçanërisht për zbulimin prej tij, të ligjit të efektit fotoelektrik.” Ainshtaini botoi mbi 300 vepra shkencore dhe mbi 150 vepra jo shkencore. Einsteini respektohet nga komuniteti i fizikës, dhe në 1999 revista “Time” e shpalli “Njeriun e Shekullit”. Në kulturën e gjerë, emri “Einstein” është bërë sinonim për gjeniun.

 

  1. Niels Bohri, 7 Tetor 1885-18 Nëntor 1962

 

Niels Henrik David Bohri ishte një fizikant danez, i cili dha kontribute themelore për të kuptuarin e strukturës atomike dhe mekanikës kuantike, për të cilën ai mori çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1922. Bohri mësoi dhe bashkëpunoi me shumë nga fizikantët më të mirë të shekullit në insitutin e tij në Kopenhagen. Ai ishte gjithashtu pjesë e skuadrës së fizikantëve, që punuan në Projektin e Manhatanit. Bohri u martua me Margarethe Nørlund në vitin 1912 dhe njëri nga djemtë e tyre, Aage Niels Bohri, u rrit dhe u bë një nga fizikantët më të rëndësishëm. Edhe ai, ashtu si i ati, mori çmimin Nobel në vitin 1975. Bohri është përshkruar si një nga fizikantët me më shumë influencë të shekullit të 20-të.

 

  1. David Ben-Gurion, 16 Tetor 1886-1 Dhjetor 1973

 

David Ben-Gurion ishte Kryeministri i parë i Izraelit. Pasioni i Ben Gurionit për Sionizmin, i cili filloi herët në jetë, e pati kulmin me rolin e tij thelbësor në themelimin e shtetit të Izraelit. Pasi e udhëhoqi Izraelin në fitore në vitin 1948 në luftën Arabo-Izraelite, Ben Gurioni ndihmoi në ndërtimin e institucioneve shtetërore, si dhe mbikëqyri pritjen e numrave të mëdhenj të hebrenjve nga e gjithë bota. Kur doli në pension nga jeta politike në vitin 1970, ai u zhvendos në Sde Boker, ku jetoi deri sa vdiq. Pas vdekjes, Ben Gurioni u emërtua njëri nga 100 njerëzit më të rëndësishëm të shekullit nga Revista “Time”.

 

Please follow and like us: