Albspirit

Media/News/Publishing

Valbona Nathanaili: Kaosi akademik dhe dorëheqja e munguar e Fugës

 

Përpara disa ditësh, Prof. Artan Fuga në faqen e tij, kishte postuar një draft në lidhje me reformimin e Akademisë së Shkencave. Fillimisht, dua të them se më ka bërë gjithnjë përshtypje qasja që kemi ndaj Akademisë dhe vetë titullit “Akademik”. Ndërsa Akademia është shumë hermetike dhe përjashtuese, vetë titulli “Akademik” perceptohet si një gradë që mund të merret vetëm pasi je bërë Profesor, dmth vetëm sipas linjës: Universitet-Akademi. Për fat të keq, edhe z. Fuga ruan të njëjtat qasje. Akademia vazhdon të ketë 400 çelësa e dryne, ndërsa kishte rreshtuar aq shumë kërkesa për t’u bërë Akademik, sa një çast mendova se nuk i plotësonte as vetë dhe duhet të jepte dorëheqjen. Sigurisht që një qasje tjetër, me një frymë më gjithëpërfshirëse dhe në të njëjtën kohë me përgjegjësi e detyra konkrete për “Akademikët” kërkon tjetër përgjegjshmëri dhe angazhim, – të cilat besoj se Prof. i ka pasur në vëmendje – por sa kohë shtrohet nevoja për ndryshim, të paktën ligji a nisma për reformë të japi shpresë se diçka po ndryshon për më mirê.

Artan Fuga reagoi duke postuar këtë pjesë të platformës së tij:   

Neni 2 : Statusi institucional

  1. Akademia e Shkencave dhe e Novacionit Teknologjik e Republikës të Shqipërisë udhëhiqet nga interesat më të larta kombëtare, nga e vërteta shkencore, si edhe nga parimet e lirisë të mendimit dhe kërkimit shkencor të pavarur , nga fryma e demokracisë në vendimmarrje si edhe nga vlera si etika e lartë dhe dinjiteti personal dhe institucional.
  2. Akademia e Shkencave dhe Novacionit Teknologjik gëzon autonomi financiare dhe administrative në bazë të parimeve themelore që drejtojnë çdo institucion kërkimor- shkencor apo universitar publik.
  3. Akademia e Shkencave dhe Novacionit Teknologjik e Republikës të Shqipërisë ka selinë e vet në Tiranë dhe zotëron logon e vet zyrtare, e cila përcaktohet në Statutin Themeltar të saj.
  4. Akademia e Shkencave dhe Novacionit Teknologjik përbëhet prej një bashkësie prej jo më shumë se 30 kërkuesish shkencorë, shkencëtarësh dhe intelektualësh të nivelit shumë të lartë që emërtohen : «Anëtarë të Akademisë të Shkencave dhe të Novacionit Teknologjik».

Akademia e Shkencave dhe e Novacionit Teknologjik përfiton edhe nga kontributi i 100 anëtarëve korrespondentë. Mënyra e kontributit të anëtarëve korrespondentë, të drejtat dhe detyrat e tyre përcaktohen konkretisht në statutin e Akademisë. Si anëtarë korrespondentë janë automatikisht të gjithë anëtarët e Akademisë të Shkencave dhe të Novacionit Teknologjik që kanë mbushur moshën e pensionit.

  1. Akademia e Shkencave dhe e Novacionit Teknologjik ka edhe një numër të kufizuar “Akademikë Nderi”.
Please follow and like us: