Momenti për të thënë: “Mjaft”!
Nga ti kërkojnë të thuash veç: “Më fal”,
ç’të kushton, e ke bërë dhe tjetër herë,
të hedhësh një fyerje a mllef, një fjalë,
porsi një guriçkë në fund të një humnere.
Nuk i përfillin netët e tua plot ankth,
shpirtin që vuan dhe ti as vetë s’e di,
fjalët e dikurshme nuk janë tretur aspak,
por të therin, të dhembin në pafundësi.
Harrojnë se vuajtja që të kanë shkaktuar
të bën shoqëri nëpër ditë e s’të braktis,
ndërsa ti nuk arrin të mbushesh me frymë
dhe më kot kërkon shpëtim, paqe e qetësi.
Ti përsëri i fal, nuk arrin ta kuptosh,
ka ardhur momenti të shqiptosh: “Mjaft”,
të dashurohesh vetëm me muret e shtëpisë,
t’i braktisësh përgjithnjë njerëzit fals.
Nga libri me poezi: “Nuk është ky deti” 2013.
———
Il momento di dire: “Basta”!
Irma Kurti
Da te gli altri cercano solo il perdono,
che cosa ti costa, l’hai fatto altre volte,
gettare una parola, un rancore, un insulto
come dei sassolini sul fondo di un burrone.
Trascurano le tue notti piene di angosce,
l’anima che si lamenta, nemmeno tu lo sai
che le parole di allora non sono svanite,
ti danno fitte di dolore più forti che mai.
Dimenticano che l’assillo e la tristezza
i tuoi pensieri spezzano spesso in due
e tu non riesci a respirare fino in fondo,
cerchi invano un po’ di calma, un rifugio.
Alla fine li perdoni ancora e non capisci:
è giunto il momento di pronunciare: “Basta!”,
di abbandonare quella fittizia pace e armonia
e di innamorarti solo delle pareti di casa.
Dalla raccolta di poesie: “Non è questo il mare” 2013.