Surprizat e zgjedhjeve për sekretarët e PD
Këshilli Kombëtar i PD votoi për drejtuesit e rinj. Në një konferencë për shtyp nga selia blu Jemin Gjana prezantoi listën e fituesve. Mësohet se Sekretar për Çështjen Zgjedhore është zgjedhur Sait Dollapi, ndërsa postin e Sekretarin për Çështjen Zgjedhore do të jetë Ivi Kaso. Në votim morën pjesë 328 anëtarë të Këshillit Kombëtar nga 355 anëtarë që ka gjithsej.
Fituesit
Sekretar i Përgjithshëm: Gazment Bardhi 277 vota- Dorjan Teliti 44 vota, 7 vota të pavlefshme.
Sekretar për Çështjet Ligjore: Çlirim Gjata 284 vota – Marinela Ziu 37 vota, 7 vota të pavlefshme.
Sekretar Organizativ: Sahit Dollapi 258 vota – Lulzim Omuri 60 vota, 10 vota të pavlefshme.
Sekretar për Çështjet Zgjedhore: Ivi Kaso 221 vota – Dorjan Gjonmarkaj 100 vota, 7 vota të pavlefshme.
Sekretar për Burimet Njerëzore: Ervin Minarolli 278 vota – Minushe Lazaj 44 vota, 6 vota të pavlefshme.