Futen për të grabitur në banesë, por shkojnë për lesh
Futen në banesë për të grabitur, pronari vret 3 persona dhe plagos dy të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në lindje të Houstonit, Teksas rreth orës një të mëngjesit të orës lokale. “Autori i krimit të pesëfishtë ka mbrojtur veten”, tha për ABC Travis Miller nga Departamenti i policisë në Houston. 20-vjeçari nuk është lënduar. Emrat e grabitësve ende nuk janë identifikuar. “Dy burra që mbanin maska skish u futën në banesë për të grabitur. Në atë moment kapa armën e zjarrit dhe fillova të qëlloja”, tha pronari i banesës. I riu, shpjegoi se përdori një “AK-47 plotësisht të karikuar për të qëlluar mbi grabitësit. Një i dyshuar u gjet i vdekur para shtëpisë. Të tjerët u larguan nga skena me një automjet si dhe në këmbë. Automjeti u përplas dhe një i dyshuar u gjet i vdekur brenda saj. Një i dyshuar i tretë doli prej saj, u përpoq të vraponte, por u rrëzua dhe vdiq më vonë në një spital.