Albspirit

Media/News/Publishing

Ndue Ukaj: Shqiptarët, kur janë larguar nga perëndimi, kanë përfunduar në robëri

Shqiptarët, kur janë larguar nga perëndimi, kanë përfunduar në robëri. Kjo ka ndodhë disa herë në historinë tonë. Prandaj, edhe Gjergj Kastriotit sikur të ngjallej, nuk do të mund të më binde se, Kosova fiton diçka, duke u barrikaduar kundër perëndimit.

E di, Kosova nuk fiton as me servilitet dhe lojëra, siç ka vepruar tash e sa vite klasa mediokre politike e Kosovës.

Kosova, ka fituar dhe mund të fitojë, nëse punon bashkë me perëndimin, me liderë të vërtetë, ashtu siç punonte i urti dhe i mençuri Ibrahim Rugova, fal të cilit bota na njohu dhimbjet, dhe na çliroi e pavarësoi.

Kosova, ka sfida të shumta. Dikush thotë ekzistenciale! Por, ajo, asnjë betejë nuk mund ta fitojë, pa i zgjidhur problemet e brendshme, ato që lidhen me muret e mëdha që i kemi qitë mes nesh, mure këto që na pengojnë ta duam njëri- tjetrin.
Ne, edhe sikur të ishim të bashkuar, jemi tpak, të pa përvojë dhe shumë të padijshëm në punë të shtetit, ekonomisë dhe politikës.
Të fragmentuar, jemi hiçgjë.

Taksa, një ditë do të hiqet, Serbia mund edhe t’ na njoh, por dinjitetin e humbur dhe dashurinë për njeriun, askush nuk mund t’ na kthejë.

Duke u marrë me tema të mëdha, kemi harruar se, nuk është krijuar njeriu për shtetin, por shteti për njeriun. Kjo është proverbiale dhe biblike. Prandaj, ju që trumebtoni për Kosovën, mbrojmë njeriun e Kosovës dhe kështu e keni mbrojtë Kosovën. Tjerat janë fiksion.
Lini kukurisjet foshnjore.

Please follow and like us: