Albspirit

Media/News/Publishing

Orjola Pampuri: Metamorfoza e brumbujve të Mjaftit e G…99 në Rilindje.

 

 

Meraku hipokrit i rilindasve të Mjaftit e G…99, të transformuar në “politikanë të mëdhenj”, në lavatriçen socialiste të pastrimit të parave, të konçensioneve, të vjedhjes së votës, të shkatërrrimit e falimentimit të biznesit të vogël e të madh, të rritjes së taksave, rrënimit të sistemit arsimor e shëndetësor, sot si mbreti lakuriq rrezikojnë edhe të bëjnë analiza politike?

Paradoks…

Përgjigjuni akuzave për vjedhje vote!

Përgjigjuni shqiptarëve që u keni tjetërsuar votën!

Republika e Re pra Partia Demokratike shpalosi alternativën më të mirë për të nxjerrë vendin nga skëterra në të cilen e mbytën rilindasit e babëzitur. Shqipëria e shqiptarët, sot po përjetojnë ditët më të vështira të historisë së këtij vendi, pas 50 viteve diktaturë. Eh, kush nis e analizon të tjerët, s’di si të kollandrisë hallet e familjes së tij. Kaq në telashe është e ndjera rilindje sa nis analizat e një familje tjetër se cilës nuk mund as t’i afrohet.

Bëhuni gati të largoheni kokëulur e të gjykoheni nga qytetarët për bëmat tuaja kundrejt qytetarëve të këtij vendi.