Albspirit

Media/News/Publishing

Çitaku thumbon Daçiqin pak para takimit të Këshillit të Sigurimit ku do të diskutohet për Kosovën

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, ka njoftuar se sot do të mblidhet Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar rreth Kosovës.

Kjo është mbledhja e tretë brenda katër muajve në të cilën do të diskutohet për situatën në Kosovë. E para këtij takimi Çitaku thotë se do t’i duhet të dëgjojë rrëfimet e Daçiqit se si ‘Kosova nuk ekziston’. “Përderisa një nga ekipet tona [Prishtina] është kualifikuar në raundin e 1/16 të FIBAEuroCup, ne do të jemi përsëri në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të tretën herë brenda 4 muajve, për të dëgjuar rrëfimin e Daçiqit se ‘Kosova nuk ekziston’”, ka shkruar ambasadorja Çitaku në profilin e saj në Twitter, transmeton Gazeta Express. Ditë më parë sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në raportin që ka publikuar kishte konstatuar se vendosja e taksës ka ndikuar në tensionimin e situatës ndërmjet dy shteteve. /GazetaExpress/

Please follow and like us: