Albspirit

Media/News/Publishing

Qytetarët e Paskuqanit bllokojnë rrugën kryesore

Qytetarë të Paskuqanit, kanë bllokuar pak minuta më parë, rrugën që lidh me Kamzën. Ata i janë bashkuar protestës së opozitës së bashkuar, ne shenjë proteste, sipas tyre për situatën e mjerë ekonomike në të cilën ndodhet Paskuqani dhe i gjithë vendi. Qytetarët kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe i kanë kërkuar kryeministrit Rama që si shkaktar sipas tyre i varfërisë, rritjes së çmimeve, falimentimit të biznesit dhe veçanërisht largimit të të rinjëve nga Shqipëria, të largohet nga pushteti.

Please follow and like us: