Ida Nurçe: Shyqyr që nuk jam mashkull, se do e quaja veten plehrë…
Ok, fati i keq i minorenes nga Kavaja, që historia (unë do e quaja dramë) iu bë publike. Më erdhi shumë keq.
Por sa raste të tilla ka nëpër të gjithë Shqipërinë?! Sa vajza janë ngacmuar seksualisht dhe janë të dënuara ta vuajnë në heshtje, sepse kanë frikë të flasin me prindërit, apo me këdo tjetër?! Kanë frikë nga mentaliteti dhe mbyllen në vetvete, ku jo pak raste kanë arritur deri në vetvrasje! Mjafton të lexosh storyt e “Lolita-s” në instagram dhe do e kuptoni, që ajo e Kavajës nuk është e vetmja.
Në Shqipëri meshkujt janë të djegur për pak seks, saqë arrijnë deri në atë pikë sa kapin kushërirat e tyre, motrat, mbesat etj! Shumica te lindur nga incestet ndaj dhe janë kaq të mangët nga trutë. Politikanët na bëjnë filma me këtë histori. Po boll, o boll! Si s’ju vjen turp?! Ju më të pampralshmit na bëni moral!
O Zot ca makthi është të jesh femër në Shqipëri! Je e rrethuar vetëm nga meshkuj të babëzitur, të cilët masturbojnë edhe në stacion autobusi. Çfarë mund të presësh më shumë, çfarëë?!