Albspirit

Media/News/Publishing

Vjeshtë fatesh, libri i parë me poezi i autores Neviana Shehi

 

Rexhep Shahu

Mburrem dhe ndjehem krenar që jam botuesi e redaktori i këtij libri që sa herë e lexoj më bën të ndalem në vargjet e tij që të bëjnë të mendosh, të ngjallin përfytyrime, mall, brengë, dhimbje.

Duke besuar se poezia është në gjakun e njeriut dhe gjaku vlon brenda njeriut e nga vlimi i tij kërcen zemra, arrij të lexoj mirë këtë libër që e shkruan një grua durrsake që jeton prej mëse dy dekadash në Itali me familjen e saj.

Jeton atje dhe nuk harron kurrë se është vajzë e qytetit të detit, vajzë e atij qyteti të mrekullueshëm që mbjell dritat në det.

Jeton atje dhe nuk harron t’i këndojë Çamërisë edhe vajzës së saj e cila i thotë edhe unë jam çame o nënë.

Poezi mendimi, poezi të një ndjeshmërie të lartë.

Please follow and like us: