Shteti Islamik (DAESH) përdori mafian shqiptare për të tregtuar ligjërisht në Evropë e SHBA naftën bruto të 15 anijeve. Kështu shkruan gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ).
Mosfunksionimi i shtetit ligjor në Shqipëri ka lënë hapësira për individë të ndryshëm, të cilët u lidhën me organizata terroriste si ajo e Bin Ladenit apo Alkaedës. Ata kanë zhvilluar aktivitet kriminal në Shqipëri, pikërisht si pasojë e këtyre lidhjeve personale.

Megjithatë këto kontakte nuk erdhën si pasojë e lidhjes së ideoligjisë, por nga vetë iniciativa këtyre individëve për të patur sa më shumë fitim,” — shkruan FAZ.

Shkrimi ndalet te çështja e pastrimit të parave, trafikut të drogës, lojërave të fatit dhe transfertave të pakontrolluara të parave në Shqipëri.

Edhe pse Shqipëria është vend kandidatit për në BE, kontrollet e transaksioneve financiare mbeten joefektive, kontot bankare çelen pa verifikimin e duhur. Madje, SHBA-të e kanë futur Shqipërinë në listën e vendeve kryesore për pastrimin e parave.

Mafia ka arritur deri në nivele të larta qeverisëse, shkruan gazeta gjermane. Rasti i dy ish-ministrave të Brendshëm, Saimir Tahirit e Fatmir Xhafajt, të lidhur me trafikun e drogës tregon qartazi faktin e mësipërm. Por shkrimi e konsideron prolematikën e trafikut të drogës si një çështje të brendshme, që duhet të zgjidhet nga vetë autoritetet shqiptare.

Me tone komike përmendet rasti i një deputeti shqiptar, i cili fajëson perëndimin për ekzistencën e këtyre fenomeneve.

***
Gazeta FAZ u bazua në studimin me titull “Krimi, aleanca strategjike” të kryer nga disa studiues gjermanë.