Nga Instituti Kulinar Neranxi te Restorant “Gustav” në Zurich, kandidat për Michelin Gaullt & Millaut
Në Institutin Kulinar Neranxi vijnë here pas here ish studentë, të cilët tashme janë shefa kuzhine në restorantet më të mira ne Shqipëri, Ballkan dhe Europë! Duke marre parasysh historinë e gjatë dhe të suksesshme të kësaj shkolle të shijes unike, ne menduam që të sjellim herë pas here ish studentët tanë që janë shefa te suksesshëm të shijes në pjata elegante. Sot tek ne ishte Markos Milos, i cili u takua me drejtoreshën e Institutit znj. Elona Kurti, drejtuesen e marketingut Aurora Koliqi dhe docentin e tij, shef Ilir Fama.
Një prezantim ju lutem?
Markos Milos: Përshëndetje. Jam Markos Milos, 24 vjeç, origjina familjare është nga Himara dhe jam lindur në ishullin Zakynthos ne Greqi. Tani jam duke punuar ne Zvicër, në Zurich.
Në çfarë viti keni studiuar në Institutin Kulinar Neranxi?
Markos Milos: Në vitin 2012 – 2013 dhe kur mbarova shkollën e kulinarise Neranxi, u ktheva ne Greqi, nga ku nuk munda të filloj të punoj menjëherë si shef kuzhine sepse shkova ushtar atje. Pas ushtrisë, sigurisht që fillova punë ne restorant ku rezultova i përgatitur profesionalisht dhe pata një karrierë shumë pozitive. Shkolla dhe shefat e ketij Instituti Kulinarie më prezantuan me artin e Kuzhinës dhe më ndihmuan shumë sepse ne mësuan këtë profesion të shkëlqyer duke me mësuar “abc” e këtij profesioni dhe me pas u diplomova. Këtu mësova qe nga veshja e kuzhinierit, HACCP, sjelljen brenda ambientit e punës, receta shqiptare dhe gatimet e ndryshme nga kuzhinat lokale, rajonale dhe internationale.
Perse keni ardhur sot ne Institutin Kulinar Neranxi?
Markos Milos: Ne fakt, sot jam këtu sepse ne rrjetet sociale pashe se kjo shkolle është rritur shume! U bëra kurioz dhe doja ta shikoja këtë zhvillim realisht jo nga mjetet e informimit.
Tani qe jam këtu dhe vizitova shkollën pas gjithë këtyre viteve, jam shume i lumtur qe ajo qe kisha pare ne rrjetet sociale është akoma me e madhe se ajo qe duket ne foto dhe aktivitete.
Instituti Kulinar Neranxi qenka rritur aq shume sa duket e jashtëzakonshme. Kjo rritje duket qarte qe nuk është vetëm fizike, por edhe ne ne nivel profesional dhe estetik.
Ndihem shume mire qe te rinj si puna ime e kane kuptuar se profesioni i kuzhinierit është art dhe pasion dhe jam i sigurte qe edhe këta studente e duan këtë profesion njësoj si unë.
Tani thate qe jetoni ne Zvicër. Punoni atje si shef kuzhine?
Markos Milos: Po, punoj ne Restorant Gustav ne Zurich i cili është restorant ne gare për vlerësim nga Michelin dhe Gaullt & Millaut te cilët janë institucionet me prestigjioz te vlerësimit cilesore dhe te shijes te restoranteve ne bote. Sot i shpreh mirënjohjen me te larte edhe një here këtij Instituti qe me formoi te jem chef kuzhine me nivele shume te larta profesionale.