Nga tragjedia me 14 të vdekur në Maqedoni, humbën jetën edhe 8 shqiptarë
Në tragjedinë rrugore që ndodhi mbrëmë në Maqedoni, gjetën vdekjen e dhimbshme edhe tetë shqiptarë të vendit fqinjë. Një prej tyre ishte Onur Sadiku që shikoni në foto. Djaloshi 19-vjeçar që ka ndërruar jetë mbrëmë në aksidentin me autobusin që udhëtonte nga Shkupi për në Tetovë, sapo kishte filluar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Ndërsa familja e tij jeton në Kroaci. Në tragjedinë rrugore humbën jetën 14 vetë dhe veç Onurit edhe shtatë shqiptarë të tjerë të Maqedonisë.
Viktimat e tragjedisë rrugore:
- Onur Sadiku, 19-vjeçar nga Gostivari,
- Esat Emruli nga Gostivari,
- Ajdin Ismaili, 19 vjeç nga Gostivari,
- Besim Fetai nga Vrapçishta,
- Rametulla Abdurraimi, djalë i vetëm i familjes Abdurraimi,
- Besim Kamberi nga fshati Senakos i Gostivarit,
- Bejza Uzeiri nga Banjica e Poshtme,
- Valdete Hamiti, (1989), nga Debreshti i Gostivarit, nënë e dy fëmijëve të mitur,
- Jovica Tërpevski, djali i deputetit Bllagojçe Tërpevski nga Gostivari,
- Zoran Davidovski (1981), punonjës në Qytetin e Shkupit,
- Tërpana Janevska, pensioniste nga Gostivari,
- Boban Avramovski, student i FON-it,
- Dejan Ristevski, i punësuar në Bankën Popullore të Maqedonisë,
- Pavle Kostoski, nga Gostivari, i sapo diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup.
Please follow and like us: