Orjola Pampuri: Rama në panik, ndalon deputetët të përballen në debat me ish deputetët e opozitës…
Kur Edi Rama flet për elektoratin, të kujton të dehurin që harron derën e shtëpisë…
Si mund të flasë kryeministri në ikje për elektorat, kur ai e trajton si mos më keq duke i blerë e tjetërsuar votën.
Si mund të flasë kryeministri në ikje për elektorat kur për një kërpudhë platsike mohoi qytetarët e vendit te tij, duke i sharë e denigruar.
Si mund të flasë kryeminstri në ikje për elektorat, kur në çdo takim i përdor qytetarët si gurë shahu duke i tallur në mënyrën më të shëmtuar.
Por ka “të drejtë” vetëm në një gjë, për faktin që deputetët e ministrat e tij të mos përballen me ish deputetët e opozitës; fakti që nuk kanë se si t’i përgjigjen përgjimeve të dosjes 339 për shitblerjen e votës, se si t’i përgjigjen ish deputetëve e gjithë shqiptarëve që për oligarkët e koncensionet klienteliste varfëroi e përzuri shqiptarët, duke nisur me check-up-in në shëndetësi e në sektorë të tjerë, duke rritur në mënyrë stratosferike borxhin publik, e njëkohësisht duke mos i sjellë asnjë të mirë këtyre sektorëve, përveç rrënimit total të tyre.
Ç’të thonë deputetë e ministra të tutë Edi Rama kur ti i solle, i bëre heronj, e model të shoqërisë sojin më të keq e më jopërfaqësues të qytetarëve. Në 6 vite i madh e i vogël nga veriu në jug, mësuan gjithcka për kanabisin, përdhunuesit, perversët, pedofilët, për don zhuanët e ministrive, bashkive, e të administratës. E me gjithë këto nuk latë më asnjë shpresë për intelektualin, të ndershmin, punëtorin e të moralshmin. Mirë e bën që u ndalon sojit tënd të debatojnë, pasi ky është veprimi i denjë i një autoritari, veprimi i denjë i një diktatori, i cili në sarajet e tij bën 1001 dallavere e perversitete e përballë qytetarëve që i varfëroi, del e u jep mend e leksione. Mbaji deputetë e ministra, se kur të largoheni, do të ikni të gjithë bashkë duke lënë pas, shijen më të hidhur që ky vend ka provuar ndonjëherë. Ndaj qytetarë, kur të mendoni të hidhni votën, vlerësoni për kë po votoni e nëse ju përfaqëson? Jo vetëm nga premtimet…
Nëse dikush nuk ka arritur të sistemojë veten e jetën e tij, nuk mund të jetë kurrë i besueshëm në asnjë fjalë të tijën.