Albspirit

Media/News/Publishing

Mandatet/Kuvendi i kthen përgjigje KQZ, saktëson vakancat

Tre ditë pasi mori në dorëzim nga Kuvendi kërkesat për dorëheqje nga mandati i deputetëve të opozitës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ktheu një tjetër kërkesë Kuvendit të Shqipërisë, për të marrë më tepër shpjegime prej tij mbi dokumentet e dërguara lidhur me dorëheqjen e deputetëve të opozitës nga mandatet.

Kërkesa e KQZ kishte për qëllim saktësimin, pasi u vërejtën paqartësi në specifikimet ligjore në dokumentin ku kërkohet nisja e procedurave për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr.

Sipas KQZ, 56 njoftimet për dorëheqjen e deputetëve të opozitës nuk janë korrekte, pasi në to nuk përcaktohet krijimi i vakancave, sikundër parashikon ligji zgjedhor.

Pas kërkesës së KQZ, Kuvendi i ka kthyer përgjigje duke specifikuar në shkresa përkatëse për të gjithë deputetët e dorëhequr krijimin e vakancës.

Kodi Zgjedhor përcakton formulën e zëvendësimit të deputetëve që kanë vendosur të ndërpresin mandatin. Ligji thekson se mandatet e dorëzuara nga deputetët plotësohen me kandidatët pasues të listës shumëemërore.

Please follow and like us: