Albspirit

Media/News/Publishing

Prokuroria: Po hetohet veprimtaria e Vangjush Dakos

Pas deklaratës së bujshme të liderit demokrat, Lulzim Basha se po përgaditet arrestimi i Vangjush Dakos, ka reaguar Prokuroria e Përgjithshme. Përmes një SMS-je në emisionin “Opinion”, zëdhenësi Denion Ndrenika ka deklaruar se “për çështjen në fjalë (dosja 339) vazhdojnë hetimet me ritem të përshpejtuar”.

“Nuk është person nën hetim Vangjush Dako, por nuk do të thotë se nuk po hetohet veprimtaria e tij. Po hetohet veprimtaria e tij dhe e shumë personave të tjerë dhe në përfundim do të konkludohet nëse ka ose jo elemente të veprës penale”. Pra, prokuroria për herë të parë deklaron se veprimtaria e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako po hetohet.

Please follow and like us: