Dy vite pas Dritëro Agollit, ndahet nga jeta bashkëshortja e tij Sadija
Dy vite pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli, shuhet edhe bashkëshortja e tij. Sadije Agolli është ndarë nga jeta mesditën e sotme, në moshën 76-vjeçare. Mësohet se ajo ka ndërruar jetë te Neurologjia në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, si pasojë e një hemoragjie cerebrale. Sadije Agolli ishte gruaja e dytë e Dritëroit, pas ndarjes së shkrimtarit nga gruaja e parë ruse, me të cilën pati edhe një djalë. Kujtojmë se Dritëro Agolli u nda nga jeta në 3 shkurt 2017, në moshën 85-vjeçare si pasojë e një sëmundje kronike në mushkri. Çifti lë pas dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.
Please follow and like us: