Albspirit

Media/News/Publishing

Ida Nurçe: Robt ku t’i keni ju, robt politikat tuaja!

 

 

E helmuar nga vendi im.

Më saktë nga njerëzit e vendit tim.

E helmuar nga politika, të cilën nuk e kam honepsur e nuk jam marrë kurrë me të. Por ajo vazhdon të merret me mua, sepse jetoj në vendin tim e po bëj punën time, që të mos iki në vend të huaj.

Jam e helmuar nga opozita, të cilët i dyndën njerëzit, i përdorën, i mbajtën aty për orë të tëra, por pa një objektiv në kokë. Pa një plan. O burra të futemi! Ku trapin do futeni?!!! Si do futeni?! Më kryesorja, për çfarë do futeni?!!

Jam e helmuar nga qeveria ime. Nga ajo që duhej te kujdesej për mua. Nga policët që duhej të më mbronin. Por si më mbrojtën?! Duke më hedh gaz helmues syve. Duke më lënë gjithë natën pa gjumë nga djegiet e stomakut e të surratit. Kush ma siguron mua, që s’do ketë efekte anësore?! Kush mban përgjegjësi për shëndetin tim, edhe pse isha aty për të bërë punën?!

Pse, kjo është zgjidhje për të larguar turmën e pakontrolluar?! Në Francë dogjën gjithë qytetin e nuk u hodh një pikë gaz. Këtu për një grup njerëzish u hodh gaz, sa për të helmuar gjithë Peshkopinë.

Robt ku t’i keni ju, robt politikat tuaja! Robt e i provofshi mbi kurriz, të dy, tre apo 10 palë sa jeni ju!

 

Post Scriptum: Më falni për fjalorin, por kam pirë aq gaz sa më është helmuar dhe gjuha 😡

Please follow and like us: