Albina Deda Gjoci: Koha e monstrave dhe dallkaukëve…!
Ky është një shkrim bastard si vetë autori i saj, Idajet Beqiri.
Një komunist fanatik, i cili si kryetar gjykate i diktaturës u dënua se vodhi pensionin e një plake në Krujë.
Ka 30 vite që dërdëllit për “Kombin”ndërkohë që është dënuar penalisht 3 herë në këto vite.
-U dënua si hajdut e mitmarrës i 70 000 euro.
-U dënua për shpifje.
-U ekstradua dhe u dënua nga një vend perëndimor si njeri me prirje e nxitje terroriste.
Dhe pikërisht ky fundërinë e Sigurimit të Shtetit merr guxim dhe helmon lexuesin me shpifje banale.
Ju, njerëz të vegjël, që mendoni të mbijetoni poshtërsisht duke shpifur për dr. Berishën, jeni po aq të vegjël sa morrat.
Sali Berisha do mbetet përjetë në pjesën më brilante të historisë sonë kombëtare si burrë-shteti i përkushtuar ndaj lirisë dhe demokracisë nacionale që monstra ordinere të genit tuaj të shëmtuar e kanë dhunuar për 50 vjet.
Rusia e Moska janë destinacioni juaj bolshevik dhe i gjithë kloneve që fatkeqësisht sot kanë okupuar pushtetin, por shpejt do merrni rrugën që mori 28 vite më parë monumenti i babait tuaj shpirtëror!