Albspirit

Media/News/Publishing

Basha zbardh takimin me ndërkombëtarët

Në përmbyllje të takimit të opozitës së bashkuar me faktorin ndërkombëtar që ka ardhur këtë të mërkurë në Tiranë, ka qenë Lulzim Basha ai që ka folur në detaje se çfarë është disktuar me delegacionin.

Basha është shprehur qartë se u ka shpjeguar ndërkombvëtarëve që qasja për të ruajtur stabilitetin e Shqipërisë në kurriz të demokracisë së vendit ka dështuar. Basha është shprehur se stabiliteti i vendit, ajo për të cilën shpesh herë kanë folur ndërkombëtarët, është goditur fuqimisht për shkak të zbehjes së demokracisë me anë të blerjes së votës, korrupsionit masiv dhe oligarkisë së ardhur në pushtet nga Rama.

Basha nuk ka lëvizur nga qëndrimi i tij se zgjidhja e vetme mbetet një qeveri tranzitore e cila sipas tij do të ketë vetëm dy detyra kryesore

Basha: Dua të falënderoj auerodeputetët për mundësinë që i dhanë opozityës për të shpjeguar gjendjen kritike të vendit, çka ka çuar në një parlament ilegjitim që nuk punon për njerëzit por për hajdutët.

Ishte e rëndësishme të flisnim hapur dhe shkoqur me miqtë tanë, t’u shpjegonim atyre gjendjen ku ndodhet vendi dhe sesi opiozitës nuk i është lënë asnjë mundësi tjetër, ose të bëhet fasadë e kësaj qeverie ose t’i tregojë shqiptarëve dhe botës se ky sistem ka rënë dhe të tregojë rrugën politike për të dalë nga kjo krizë. Kjo rrugë është përmes ardhjes së një qeverie të palidhur me krimin.

Please follow and like us: