Dështon samiti mes Trump dhe Kim Jong-un
Ka dështuar samiti i shumëdiskutuar mes presidentit Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Mediat e huaja raportojnë se samiti i nivelit ta lartë përfundoi pa asnjë marrëveshje.
Njoftimi u bë sot në mëngjes nga Shtëpia e Bardhë. Konsultimet nuk sollën “asnjë ujdi”, theksohet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë. Edhe dreka e planifikuar, si edhe dreka e përbashkët u anuluan.
Trump dhe Kim debatuan për rrugë të ndryshme për denuklearizimin e Koresë së Veriut. Presidenti amerikan kishte theksuar perspektivën e mbështetjes ekonomike për Korenë e Veriut, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë. Megjithatë Shtëpia e Bardhë tha se ishte një takim shumë i mirë dhe konstruktiv në Hanoi. Delegacioni amerikan dhe ai i Koresë së Veriut do të vazhdojnë bisedimet.