Oriola Marashi prezanton tezen, Paula Jakaj
Modelja e njohur Oriola Marashi ka prezantuar së fundmi tezen e saj me fansat. Ajo është Paula Jakaj dhe modelja shprehet se është njeriu që do më shumë në këtë botë. Ndërkohë nga fotot e publikuara në “Instagram” vihet re ngjashmëria e mbesës me tezen. “A ju besohet dot që kjo është tezja ime? As mua! Paula njeriu që dua më shumë në botë”, shkruan Oriola pranë fotos së tezes. Tezja e Oriolës shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër dhe atlete. Me siguri që pas këtij postimi, tezja e Oriolës do të ketë shumë kërkesa për miqësi në rrjetet sociale.
