Albspirit

Media/News/Publishing

Sfida e ruajtes së lidhjes intime në distancë

Rreth 14 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, menaxhojnë shumë mirë lidhjet e tyre në distancë. Mbi tre milionë çifte jetojnë në largësi, ndonëse janë edhe të martuar. Duken shumë, por sa në të vërtetë është e vështirë të mbahet një lidhje kur njerëzit janë larg njëri-tjetrit. Këto marrëdhënie janë vërtetë sfiduese. Janë sfiduese, por jo të pamundura. Ndonëse larg ata bashkë i tejkalojnë sfidat. Por shpesh ndjenja e xhelozisë dhe e keqkuptimit është shumë më e madhe se sa kur atë person e ke afër.