Albspirit

Media/News/Publishing

Ylli Shehu i përgjigjet Kryemadhit: Nuk i tradhtoj mbështetësit e mi, qeveria të gjejë vrimë miu të futet

I pari që ka mbërritur në Kuvend është deputeti i LSI-së, Ylli Shehu, i cili një ditë më parë mori mandatin e deputetit nga KQZ-ja dhe sot pritet të bëjë betimin. Teksa ka hyrë në Parlament, ka dhënë edhe një prononcim për mediat, ku ka thënë se nuk do të tradhtojë votuesit e tij. “Nëse më përjashtojnë është e drejta e tyre, mandati është i imi. Nuk mund të tradhtoj votuesit e mi. Do jem në opozitë me qeverinë. Nuk mund të quhem tradhtar, sepse nuk i tradhtoj votuesit e mi që më zgjodhën në 2013 dhe 2017”, tha Shehu.

Please follow and like us: