Albspirit

Media/News/Publishing

Gjinekologët zgjidhin dilemën mes orgazmës dhe fekondimit

Gjatë shërimit të shumë çifteve nga steriliteti është vërejtur se kualiteti i marrëdhënieve të partnerëve ka lidhje edhe me shtatzënësinë. Nuk është krejtësisht e sigurt, mirëpo mendohet se ka lidhje me veprimet e trupit të femrës gjatë orgazmës. Kur femra është në kulm të orgazmës, muskujt e vagjinës dhe të mitrës tendosen dhe në ato momente në mitër depërton një numër i madh i spermatozoideve, andaj edhe shansi për të ngelur shtatzënë është më i madh. Pas shtendosjes spermatozoidet mbeten në mitër dhe lirohet edhe hormoni oksitocin, i cili është i rëndësishëm për krijimin e kontraksioneve. Për të arritur në këtë konstatim, është biseduar me pacientët për aspektet më intime të jetës së tyre dashurore – për atë sesa janë të kënaqur dhe a përjetojnë orgazmën. Është biseduar me afërsisht 1.000 paciente. Ato paciente që kanë qenë të shëndetshme, por që nuk ndier kënaqësi në marrëdhëniet seksuale, kanë qenë sterile. Këto paciente nuk kanë qenë të diagnostikuara për sterilitet, ndërsa pacientet me vezore të bllokuara, të cilat kanë përjetuar kënaqësinë e orgazmës, kanë qenë të frytshme.

Please follow and like us: