Albspirit

Media/News/Publishing

Konferenca e OKB denoncon abuzimet e Iranit me të Drejtat e Njeriut

Një konferencë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të enjten ka hedhur dritën e nevojshme mbi shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë 2018-ës. Në konferencën e titulluar “Regjistri i të Drejtave Njerëzore në Iran në 2018-ën” morën pjesë personalitete të spikatura dhe ekspertë të cilët folën me elokuencë për dhunën e Regjimit ndaj popullit iranian, me një fokus të veçantë mbi masakrën e mbi 30000 të burgosurve politikë në 1988-ën. Askush nuk është ndëshkuar për këtë krim kundër njerëzimit dhe shumë nga orkestruesit e tij vazhdojnë të mbajnë pushtet në Iran. Alfred de Zayas, ish Ekspert i Pavarur i OKB-së për Promovimin e një Rendi Ndërkombëtar Demokratik & të Drejtë, tha: “Duhet ta vazhdojmë presionin [mbi mullahët]. Ky është një nga krimet madhore të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar… Mullahët nuk duhet të gëzojnë pandëshkueshmërinë”. Sanabargh Zahedi, Kryetar i Komisionit Gjyqësor të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha: “Ebrahim Raisi, [i cili u emërua si kryetar i të ashtu-quajturës drejtësi të regjimit], ka qenë një anëtar i rëndësishëm i komitetit të vdekjes në 1988-ën. Ai ka qenë përgjegjës për masakrën e 1988-ës, e cila është përshkruar nga Ajatollahu i Madh Hossein Ali Montazeri [pasuesi i dëbuar i themeluesit të regjimit Ruhollah Khomeini] si krimi më i madh i kryer nga republika islamike”. Tahar Boumedra, kryetar i organizatës së Drejtësisë për Viktimat e Masakrës së 1988-ës në Iran (JVMI) dhe ish-kryetar i zyrës për të drejtat e njeriut në misionin special të OKB-së në Irak, tha: “[Asma] Jahangir bëri një punë të shkëlqyer në bërjen publike të faktit që në 1988-ën në Iran janë kryer krime kundër njerëzimit… Nuk mund të presim që Irani të kryejë hetime të pavarura. E dimë që kjo është e pamundur. Shpresojmë që Raportuesi i ri të na bashkohet pasi familjet dhe ish të burgosurit politikë janë duke pritur për një gjest. Ata duan t’u dëgjohet zëri”. Abuzimet e të drejtave njerëzore në Iran janë rritur që nga fillimi i protestave mbarëkombëtare anti-regjim në dhjetor 2017, ku shënjestra kryesore janë protestuesit dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut. Rémy Pagani, ish-kryebashkiak i Gjenevës, tha: “Një raport i fundit i Amnesty International është shqetësues. Fushata e ndërmarrë nga Regjimi në muajt e shkuar flet për mbi 7,000 arrestime, duke përfshirë mbrojtës të të drejtave të njeriut”. Konferenca foli gjithashtu për NCRI-në, e cila shërben aktualisht si një parlament në mërgim, dhe për presidenten e saj Maryam Rajavi, e cila, në tërësi, përfaqëson mundësinë më të mirë për themelimin e një demokracie në Iran, në vijim të rënies së mullahëve. Një pikë tjetër e rëndësishme  e diskutimit ishin sulmet terroriste të organizuara nga Regjimi kundër Rezistencës në tokën europiane. Struan Stevenson, një ish-anëtar i Parlamentit Europian, tha: “Në dhjetor të vitit të shkuar, Shqipëria përjashtoi Ambasadorin e Iranit në atë vend pasi ai kishte kërcënuar sigurinë publike. Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar duket se kanë një uri më të madhe për dollarë të ngjyer në gjak…Mullahët duhet të mbahen përgjegjës për krimet e tyre në Iran. Ju lutem dëgjojini thirrjet e miliona iranianëve të shtypur”. Folësit e tjerë në këtë eveniment përfshinë ata që kanë jetuar nën Regjimin – Simin Nouri, Sima Mirzaie, Sahar Sanaie, dhe Parvaneh Madanchi, si dhe Parviz Khazai, Përfaqësues i NCRI-së në vendet nordike.

Please follow and like us: