Albspirit

Media/News/Publishing

Orjola Pampuri: Turpi dhe farsa e Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtorisë së QSUT në protestën e stafit mjekësor

 

 

Kjo qeveri në grahmat e fundit të saj, është në aktin final, ku “të vret natën e të qan ditën”.

A nuk ishte pikërisht ministria me dy ministrat e saj nën diktatin e Edi Ramës dhe koncensioneve të tij me klientët besnikë, që rrënuan sistemin shëndetësor, duke i krijuar mjekëve një mjedis të pamundur për të ushtruar profesionin e tyre?

Dhunë ka sepse nuk ka një ligj që mbron mjekët, sepse nuk ka medikamente, sepse ka mbingarkesë në urgjencë e pavione, sepse mungesa e aparaturave mbingarkon ato egzistuese duke krijuar dyndje e kaos, çka shkakton pakënaqësi, frustrim e shprehur kjo, në dhunë kundrejt mjekëve të pafajshëm. Çfarë kërkonte zv.ministrja aty, apo drejtoria e QSUT? Çfarë farse e shëmtuar…

Përse nuk janë aty më ta kur duan motivim në paga, e për kushte më të mira pune?

Përse nuk janë me ta kur lënë vendin e punën e tyre?

Përse i gjurmojnë e shantazhojnë kur thonë të vërtetën? Të vërtetën e hidhur për një sistem shëndetësor të dështuar, që në këto 6 vite i hoqën çdo “tullë” duke e shembur përfundimisht.

Please follow and like us: