Albspirit

Media/News/Publishing

Vrasja e të burgosurit politik Haxhi Baçinozi, dorëzohet i dyshuari Islam Myrtaj

Autori i dyshuar i vrasjes së frikshme te Liqeni Artificial në Tiranë, është dorëzuar tek autoritetet policore. I dyshuari Islam Myrtaj, 61 vjeç, nga Fieri, rreth orës 19.30 është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë i shoqëruar nga avokati i tij”, – konfirmuan burime zyrtare nga Policia e Shtetit. Dorëzimi i Myrtajt, erdhi “pas trysnisë së madhe të ushtruar nga Policia e Tiranës, kontrolleve të shumta për kapjen e autorit, si dhe negociatave të bëra mes Policisë dhe avokatit të autorit të dyshuar”. Sipas hetimeve të para, bazuar edhe në dëshmitë e mbledhura pas atentatit, sherri mes ish të dënuarit politik dhe autorit të krimit ka ndodhur për një shumë rreth 46 mijë euro që pretendohet se autori i detyrohej viktimës. Ekzekutimi i 62-vjeçarit është kryer në sy të djalit të mitur, mbrëmjen e të shtunës teksa Baçinovski dhe i biri në moshë të mitur, kishin dalë për shëtitje në zonën e Liqenit Artificial. Krimi ndodhi më datë 16 mars 2019, rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, shtetasi Haxhi Baçinozi, 62 vjeç.

 

Please follow and like us: