Flora Nikolla: Konferenca Ndërkombëtare që afirmon gruan shqiptare
Jam e gëzuar e ndihem mirë, kur shoh se zonja shumë te nderuara nga te gjitha trojet shqiptare por edhe nga bota, konfirmojnë nga dita në ditë, pjesëmarrjen në Konferencën Ndërkombëtare, “Vlera e të qenit grua në shekullin e XXI”, një nismë e marrë nga Albanian Excellence, në kuadër të aktivitetetit të saj shumë planësh që po organizon për mbarëvajtjen e gruas panshqiptare nga viti 2016, kur në Nju Jork, nën kujdesin e Presidentit Bujar Nishani, u nënshkrua Memorandumi “Imazhi i të qënit grua në shekullin e XXI”.
Në emer të Albanian Excellence, i falenderoj nga zemra për pranimin e ftesës sonë, për të qënë së bashku në një konference tre ditore kushtuar gruas mbarëshqiptare ku do të diskutohen dhe ku do të parashtrohen një tematikë shumë e larmishme idesh me një emërues të përbashkët gruan panshqiptare. Zonja të nderuara që jetojnë në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi, por edhe nga Preshevë, Itali, SHBA , kanë konfirmuar deri më tani pjesmarrjen e tyre në këtë konferencë e cila do të nise me një mbrëmje magjike në Kalanë e Tiranës, në lokalin Shendeverë, për të vijuar më pas në një ditë të plotë pune në Hotel Mak Albanian Hotel, ku orë pas orë do të tregohen, shpjegohen, përvijohen histori të vërteta suksesi zonjash kudo ato jetojnë.
Por po aq bukur do të jetë dita e 16 prillit, kur të gjitha së bashku do të udhëtojmë drejt Shkodrës, në mikëpritjen e Kryetares së Bashkisë së Shkodrës, zonjës Voltana Ademi. Një ditë shkodrane, ku sërish do vijojnë diskutimet sipas rendit të ditës të planifikuar për tu organizuar nga Albanian Excellence. Konferenca ndërkombëtare “Vlera e të qënit grua në shekullin e XXI “, është një mbledhje e nivelit të lartë me përfaqësuese të zonjave shqiptare të suksesit nga e gjithë bota dhe hapësira mbarëshqiptare me qëllim që të parashtrohen dhe kërkohen politika të reja për të drejtat e gruas shqiptare kudo ku është dhe jo vetëm, në të gjitha fushat e lartpërmëndura, si një aksion efikas në fuqizimin e figurës së saj.
Nga kjo konferencë do të krijohet Aleancës Globale e grave shqiptare të suksesit. Vijimi i nënshkrimit të memorandumit të nisur në vitin 2016 në Nju Jork, “Të jesh grua në shekullin e XXI”, vijimi i nënshkrimit të peticionit në mbështetje të viktimave të dhunës seksuale në shekullin e XXI si dhe shpalljen e Çmimit të Madh , “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”. Kjo konferencë do të shpallë Kongresin e gruas shqiptare kudo është që do të organizohet në vjeshtën e vitit 2021.
Për gjate tre ditëve do të jemi së bashku në një maratonë idesh, mendimesh, bisedash, takimesh, buzeqeshjesh, miqësish të reja, vendimesh, nenshkrimesh, me një ide të përbashkët për të përmirësuar qënësinë e gruas panshqiptare, kudo është mirë se të vini në Tiranë dhe në Shkodër në datat 14 , 15 dhe 16 prill !!! Jo vetëm për të qenë së bashku e për t’u konturuar më mirë në jetët tona si gra, zonja, inteletuale, nëna dhe motra, por edhe se pranvera që na mbledh së bashku është e bukur ne Shqipëri si mendja, zemra dhe fytyra e të gjitha zonjave shqiptare!
Mirëse të vini!