Albspirit

Media/News/Publishing

Izmira Ulqinaku: Shkodra të përbuz ty, Edi Rama!

Në Shkodrën e artit e të kulturës krimi është ai që dominon gjithçka.
Pushteti i krimit po mbjell terror dhe pasiguria ka pushtuar jetën e qytetit dhe qytetareve.
As në 1997 nuk ka qenë kjo gjendje e kjo ndjesi frike.
Shkodrën, Edi Rama dhe Rilindja e ka kthyer në parcelë eksperimentale të krimit.
Mllef dhe urrejtje politike po shfryn pa reshtur Edi Rama mbi qytetin tonë të dashur. Të thuash e ka shndërruar në Palermo është pak! Krimi dhe Rilindja janë bërë binom i pandarë në Shkodër.
Në këto vite në Shkodër të thuash ka shtet është njëlloj si të thuash ka ujë në shkretetirë.
Për qytetin është i rëndë bilanci në 8 muaj, 11 të vrarë dhe dy të humbur dhe asgjë nuk është zbuluar.
Shkodra që ka eksportuar art e kulturë nuk mund të pranojë që Rilindja dhe Edi Rama ta imponojë të eksportojë kriminalitet. Shkodra të përbuz ty Edi Rama.
Djepi i kulturës shqiptare të ka refuzuar dhe të refuzon ty dhe Rilindjen tënde.
Rama ik!

Please follow and like us: