Tabaku: Shteti ka rënë, Avokati i Popullit dhe ambasadorët të reagojnë
Mëngjesin e sotëm, forca të shumta policore dhe fadroma kanë shkuar që në mëngjes herët për të prishur banesat në Bregun e Lumit. Ndërkohë banorët kanë dalë në protestë dhe janë të vendosur të mos lejojnë me çdo kusht prekjen e banesave, të cilat janë parashikuar të prishen për zgjatimin e Bulevardit të Ri.
Në një prononcim për mediat nga zona e Bregt të Lumit, ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i ka bërë thirrje Avokatit të Popullit që të reagojë për këtë ngjarje të rëndë. Nga ana tjetër, Tabaku thotë se Shteti ka rënë, pasi për të kur nuk mbrohen të dobëtit, në nevojë, atëhërë për çfarë nevojitet.
”Dua të sqaroj që në fillim, tha Tabaku, se çfarë kërkohet këtu. Këta banorë duan të trajtohen si 200 familjet e para në këtë zonë, të kompensohen. I bëj thirrje AP të vijë të shohë dhunën këtu, të shohë shkeljet që janë bërë këtu. I bëj thirrje ambasadorëve të shikojnë si po dhunohet prona, themeli i të drejtës së çdo njeriu. Këta njerëz nuk po kërkojnë diçka që nuk është tyre, por diçka që e kanë ngritur me mund dhe gjak. I bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të ngrihen sepse nesër është radha e tyre. Sot fëmijët e tyre janë ngrohtë në shtëpi, në shkolla, kurse fëmijët këtu. Shteti ka rënë: kur nuk mbrohen të dobëtit, në nevojë, atëhërë çfarë? Sot shteti ka dhunuar 30 banorë. Ju e patë dje që banorët nuk kishin asnjë informacion se çfarë do të ndodhte. Sot në orët e para të mëngjesit unë dhe zoti Balliu jemi njoftuar për atë që po ndodhte. Një pjesë familjarësh janë në komisariat, një pjesë tek Trauma, po operohet, se është çarë në kokë. Kjo që ka ndodhru këtu nuk besoj se ka ndodhur në asnjë vend tjetër të Shqipërisë, po dhe në asnjë vend tjetër të botës së tretë”.