Albspirit

Media/News/Publishing

93 persona të helmuar nga uji në Bulqizë

Ka shkuar në 93 numri i personave të helmuar në Bulqizë. Banorët të cilët janë shfaqur shenja helmimi janë nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve. Mësohet se në qytetin e vjetër të Bulqizës, janë marrë disa kampione uji të cilat janë dërguar në laboratorin e Tiranës. Ndërkohë, punonjësit e Shendetit Publik po informojnë qytetarët e Bulqizës që të mos konsumojnë ujin e çezmës. Më herët, ish-deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi u shpreh se Prokuroria duhet të nis hetimet, për të vënë para drejtësisë personat përgjegjës.

Image result for dhurata cupi