Albspirit

Media/News/Publishing

Merkel-Ramës: Kush është ky kapacitet? Rama: Udhëheqësi i ri i opozitës në parlament!

Deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë është Kujtim Gjuzi. Ai u betua sot në seancën e sotme plenare si pjesë e opozitës së re, e cila akuzohet nga PD dhe LSI se janë deputetë të blerë nga kryeministri Rama.

Emri i Gjuzit është bërë mjaft popullor, pas disa intervistave që ka dhënë në media para se të merrte mandatin. Intervista te “PaEkzpozuarit” ku Kujtim Gjuzi jepte mendime për politikën shqiptare, për BE dhe vetë Amerikën u bë virale në rrjetet sociale.

Kujtim Gjuzi ka deklaruar se do të jetë në krye të opozitës dhe se ka mbështetjen e SHBA, për shkak se mban në dorë një orë të markës “Atlantik”.

Pas betimit të tij sot, në rrjetet sociale ka nisur një stuhi e paparë komentesh.

Në një prej postimeve në rrjete sociale është dhe ky fotomontazh, që tregon një portet të Kujtim Gjuzit dhe kancelaren Angela Merkel me Edi Ramën.

Biseda imagjinare mbi këtë foto mund të jetë e tillë:

Merkel pyet Ramën: Kush është ky?

Rama: Udhëheqësi i ri i opozitës në parlament!”.

Please follow and like us: