Albspirit

Media/News/Publishing

Dënohet me 10 vite burg Klement Balili

Gjykata për Krimet e Rënda ka dhënë dënimin me 10 vjet heqje lirie për Klement Balilin. Gjatë seancës, avokati i tij Theodhori Sollaku pretendoi se organi i akuzës i ka të pambështetura në prova akuzat kundrejt Kelment Balilit. Ndërkohë prokuroria kërkoi për “Eskobarin e Ballkanit” 18 vite burg. Gjykata vendosi 15 vite burgim, por duke qenë se u pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar, u ul 1/3 duke u dënuar përfundimisht me 10 vite burg. Seanca e së martës zgjati rreth dy orë, ndërsa Balili nuk foli asnjë fjalë. Në sallë ishin të pranishëm edhe familjarët e të pandehurit. Klement Balili u vetëdorëzua në janar të këtij viti, pas dy vitesh arrati. Mbi të rëndojnë akuzat që nga trafiku i lëndëve narkotike, te pjesëmarrja në grup kriminal, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Please follow and like us: