Albspirit

Media/News/Publishing

Në Pentagon zbulohet monumenti që i dedikohet ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

Uashington, 9 maj 2019 – Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka njoftuar se në Pentagon është zbuluar monumenti që i dedikohet ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë.

“Ky memorial do të shërbejë si një kujtesë e përhershme e sakrificës dhe kontributit që keni dhënë për të sjellë paqe dhe liri në pjesën tonë të botës”, ka thënë ajo gjatë ceremonisë së zbulimit të memorialit.

Ambasadorja Çitaku e ka zbuluar monumentin  bashkë me komandantin e Forcave Ajrore Amerikane, Gjeneralin Goldfein.

Në një postim në Facebook, ajo ka treguar se gjenrali Goldfein  kishte marrë pjesën në fushatën ajrore të NATO-s ndaj objektivave të ushtrisë dhe të policisë së Serbisë dhe aeroplani i tij ishte goditur nga forcat serbe.

Postimi i ambasadores Çitaku:

E nderuar që bashkë me komandantin e Forcave Ajrore Amerikane, Gjeneralin Goldfein, ne ambientet e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) zbuluam monumentin, i cili i dedikohet ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë.

Gjenerali Goldfein edhe personalisht ka qenë pjesëmarrës në fushatën ajrore kundër caqeve të regjimit të Millosheviqit. Me 2 Maj ‘99 aeroplani ushtarak me të cilin po fluturonte Gjenerali Goldfein ishte goditur nga forcat serbe. Fatmirësisht, pas një operacioni të shpëtimit, Gjenerali Goldfein ishte kthyer shëndosh e mirë në bazën ajrore të NATO në Itali./ylliria press/

 

Image may contain: 1 person, smiling, standing and indoorImage may contain: 1 person, smiling, standing

Image may contain: one or more people and people standingImage may contain: 4 people

Please follow and like us: