Albspirit

Media/News/Publishing

Sonila Meço: Quo Vadis Albania?

 

Përpjekja për të argumentuar rënien e rendit juridik në vend, rrezikun e kësaj situate është thelbi i çdo debati ku kam marrë pjesë në 24 orët e fundit. Shoh këtë problemin më të madh në Shqipëri, për çdo qytetar.

Çdo lajm tjetër mbi këtë debat është një dëm mbi rrezikun, që publiku të mbahet larg thelbit. Pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, pa Parlament me 140 deputetë të zgjedhur me votën e 2017-ës, me Prokuror të Përkohshëm, me vetting që nuk i beson 63% e shqiptarëve (sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit), me VKM që marrin fuqi ligjore, me ligje speciale, me KQZ jo të plotë, pa Reformë Zgjedhore, pa asnjë krim elektoral të 2017-ës të dënuar (sipas raportit monitorues të INFOCIP), me debatin kryeministri-presidencë për vendime reciprokisht antikushtetuese, kush e garanton kushtetutën, ligjin, të drejtën në këtë vend?

Pse nuk zbardhet ky debat nga portalet e mediat, por merren me batutat e një diskutimi, që as nuk i kalojnë tangent problemeve reale në këtë vend?

P.S.: S’kam kërkuar daljen e askujt nga studio. Dhe jam kundra kujtdo që del.

Please follow and like us: