Taulant Dedja: Rrëzimi i Ramës, jo thjesht çështje opozitare
Një burrë shteti do ishte dorëhequr në çast kur nga ajo dorëheqje varej fati i Atdheut në një moment kaq delikat si hapja e negociatave. Por Rama nuk është burrë shteti, por thjesht një njeri që për karrigen e tij djeg Shqipërinë. Një i mençur do e jepte dorëheqjen dhe do të ngelej në histori si burrë shteti, madje deri në atë masë sa të fitonte simpatinë e kundërshtarëve politikë, gjë që mund t’i mundësonte edhe një fitore në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme partisë që drejton. Eshtë i trashë apo peng i oligarkëve të krimit këtë do e tregojë shumë shpejt koha. Rëndësi ka që Rama u pohon qartë dhe hapur shqiptarëve që Pushteti i tij është më i rëndësishëm se Shqipëria! Që këtej rrëzimi i tij nuk është çështje opozitare, por mirëfilli atdhetare.