Albina Deda: Një sugjerim aspak miqësor për Sandër Lleshin…!
Dua t’i drejtohem sot publikisht Sandër Lleshit, këtij shërbëtori të lig të psikopatit Edi Rama, aspak politikisht por njerëzisht si bijë Mirdite nga ku fatkeqësisht ka origjinën ky faqezi, frikacak që dhunon njerëzit dhe lirinë me forcën e pushtetit.
Po të them sot se përjetësisht do kesh damkën jo vetëm të argatit të dreqit, por dhe kartonin e kuq nga vendlindja dhe gjithë Shqipëria.
Si dëshmitare e protestës po ju them se akti juaj provokativ tashmë nuk është shtetëror dhe as profesional policor, por një akt i personalizuar i një të paburri…
Më vjen ndot që je mirditor…zaten aty ku ka burrni dallohen dhe të paburrat si ty.
Mbrëmë, mes qindra demokratëve, ti dhe langot e krimit të zbritur nga genet e Zonës së Parë Operative më morën nga duart duke arrestuar e dhunuar kafshërisht dhe tre nipat e mi pa asnjë arësye, veç faktit se morën pjesë në një protestë të ligjshme e qytetare: Emiljano, Vitjon e Mandi Gjoci duke vazhduar t’i shëtisësh e t’i lëndosh nëpër birucat e komisariateve të Tiranës.
Të garantoj ti, barishte helmuese e vendlindjes, se nuk do jetë e largët dita kur do përgjigjesh sipas neneve ligjore dhe kodeve zakonore.
Ti nuk meriton as ta përmendësh emrin…je një hiç e askush, pa burrni e dinjitet.
Bëj gati valixhet dhe bashkoju vëllezërve tuaj të idealit në Venezuelë e Kubë duke pritur mandatin e arrestit ndërkombëtar që do të lëshohet për ty për genocid, që ditën e parë të rikthimit të demokracisë në këtë vend!