Martin Luther King Jr.:Forcës së urrejtjes duhet t’i përqasemi me forcën e dashurisë…
Urrejtja lind urrejtje; dhuna lind dhunë; ashpërsia lind ashpërsi më të madhe. Forcës së urrejtjes duhet t’i përqasemi me forcën e dashurisë…Dhuna ka një pikë të dobët, ajo është spirale në ngritje që lind pikërisht atë që mundohet të shkatërrojë. Në vend që ta zvogëlojë të keqen, e shumëfishon atë. Me dhunë mund të vrasësh urryesin, por nuk vret dot urrejtjen…Po ia ktheve dhunës me dhunë s’do bësh gjë tjetër veçse do shumëfishosh dhunën, duke i shtuar edhe më tepër errësirën një nate pa yje. Errësirën nuk e dëbon dot errësira; vetëm drita mund ta bëjë këtë. Urrejtjen nuk e dëbon dot urrejtja; vetëm dashuria mund ta bëjë këtë.
Please follow and like us: